Parku Rekreativ

Rolling Hills Community Park shtrihet në pjesën perëndimore të kompleksit. Me një sipërfaqe 16,000 m², tërësisht të gjelbëruar, parku është krijuar për të qenë një hapësirë argëtimi për rezidentët e komunitetit. Ky park ofron sipërfaqe të gjelbëruara për piknik dhe fusha sportive: një fushë basketbolli, një fushë tenisi dhe një kënd lojrash. Ju mund të bëni një shëtitje me këmbë apo të merreni me sport, të shkoni për piknik ose thjesht të çlodheni e të shijoni natyrën. Rolling Hills Community Park është një ambjent i këndshëm, çlodhës dhe i shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.