Komunitet Privat

Rolling Hills Luxury Residences është një komunitet marramendës në periferi të Tiranës, i frymëzuar nga arkitektura neoklasike franceze I ndodhur midis gjelbërimit, ku banorët mund të shijojnë jetën në komoditet dhe privatësi. Hapësira e banimit me 153 vila ofron qetësinë karakteristike të një stili jetese luksoz e të paqtë, ndodhur midis natyrës së mrekullueshme të zonës.

Zgjidhja arkitektonike është e tillë që respekton relievin natyror, duke i mundësuar çdo vile pamje mahnitëse të natyrës përreth. Gjithashtu, orientimi është rezultat i një studimi të gjatë dhe të vëmendshëm të lëvizjes së diellit nga Lindja në Perëndim, për një shfrytëzim maksimal të dritës dhe ngrohtësisë së tij. Distanca midis vilave është e mjaftueshme për të garantuar privatësi.

Një karakteristikë e veçantë e Rolling Hills Luxury Residences janë hapësirat e mëdha të parcelave që i përkasin çdo vile, të cilat variojnë nga 700 - 1700 m². Këto hapësira të bollshme mund të shfrytëzohen për të patur një pishinë ose për të aplikuar skema të ndryshme gjelbërimi, me bimësi të ulët e të lartë.