Siguria

Standardi i jashtëzakonshëm i sigurisë në Rolling Hills Luxury Residences, është një vlerë e shtuar për kompleksin. Ne ofrojmë shërbime sigurie 24 orë të ditës , për 7 ditë të javës. Ky shërbim përfshin: mbrojtjen dhe sigurinë e kompleksit, mbrojtjen dhe sigurinë e pajisjeve të instaluara dhe investimeve të kryera në prone publike, garantimin e rregullit e qetësisë publike gjatë ditëve normale dhe gjatë eventeve individuale brenda komunitetit, si edhe koordinimin e hyrjeve e daljeve brenda kompleksit. Familja dhe prona juaj janë të sigurta në Rolling Hills Luxury Residences.