Mirëmbajtja

Në Rolling Hills Luxury Residences, banorët shijojnë jetesën në kushte ideale sepse ne kujdesemi për mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta, me standardet më të larta. Kompleksi ofron një shërbim mirëmbajtje të plotë, të besueshëm dhe profesional përkundrejt një kostoje mujore të monitoruar. Ofrohen zgjidhje të avancuara teknologjikisht dhe të përshtatura për çdo nevojë, për të mirëmbajtur dhe kontrolluar efikasitetin për:

• Kabina elektrike dhe rrjetin shpërndares të energjisë
• Furnizim me energji i ambjenteve teknike
• Gjeneratori dhe linjat që mbulohen prej tij
• Depo e ujit te pijshëm dhe rrjetit furnizues nga UKT
• Stacioni i pompimit të ujit te pijshëm dhe rrjetit shpërndares deri në pilaret e vilave
• Depo e ujit vaditës dhe vepra e marrjes nga zhavorrkapësi
• Stacioni i pompimit të ujit të vaditjes dhe rrjeti shpërndarës në vila dhe ambjente të përbashketa
• Ndriçimi rrugor dhe i dy pasarelave
• Ndriçimi ajror; tokësor dhe fushave të parkut
• Asfalti, trotuaret, kunetat, muret, pista e vrapimit
• Kangjellat, stolat dhe këndi i fëmijëve në park
• Rrjeti i hidranteve