Vendndodhja

“Rolling Hills Luxury Residences” ndodhet në Juglindje të Tiranës, në zonën e Petrelës, një ndër zonat urbane më të reja të kryeqytetit.

Si të orientohemi drejt “Rolling Hills Luxury Residences”:

  • • Qendra e Tiranës - 4 km
  • • Qendra Tregtare TEG - 500 m
  • • Institucione Arsimore – 50-300 m
  • • Rajoni i Policisë dhe Njësia Administrative Farkë – 200 m

Vendndodhja ideale e kompleksit larg zhurmave dhe pluhurit të kryeqytetit ju mundëson gjithashtu të shijoni pamjet e mrekullueshme të kalasë së Petrelës, malit të Dajtit dhe brezit të gjelbër të zonës.

“Rolling Hills Luxury Residences” ndodhet pranë TEG, qendrës tregtare më të madhe në Shqipëri. TEG ofron mbi 150 dyqane dhe hapësira shërbimesh, si dhe një gamë të gjerë mundësish për argëtim. Banorët e komunitetit “Rolling Hills Luxury Residences” do të kenë mundësinë të shijojnë shumëllojshmërinë e markave dhe produkteve, hapësira për argëtim, supermarkete, restorant-kafene, sallat e kinemave si edhe sallat e lojrave.