Arkitektura

“Rolling Hills Luxury Residences” është projektuar nga studio prestigjoze amerikane “Three”. Stili arkitektonik është mbështetur në arkitekturën neoklasike franceze dhe është trajtuar me një frymë të re dhe të freskët. Arkitektura e vilave pasqyron një sens bukurie të përjetëshme dhe elegancë spontane. Rezidencat shtrihen kryesisht përgjatë kodrinës dhe integrohen me terrenin dhe gjelbërimin përreth.

Të gjithë aspektet e projektimit: arkitektonik, konstrukstiv, elektrik dhe mekanik janë në përputhje me standardet e projektimit vendas dhe me kodin ndërkombëtar të ndërtesave - 2003 International Building Code.

Me një interior të kujdsesshëm shfrytëzohet çdo hapësirë, duke personalizuar nevojat dhe dëshirat e banorëve, për të krijuar ambientin tuaj komod dhe luksoz. “Rolling Hills Luxury Residences” ofron ndriçim natyral më shumë se çdo kompleks tjetër. Ballkonet dhe verandat e mëdha gjithashtu i japin mundësinë banorëve të shijojnë pamjet e mrekullueshme të zonës.